Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) – Regjioni Prizren Selia: Rruga Ibrahim Lutfiu Nr. 12, Prizren Telefon: +383/44-768-921
AVOKATURA GAVAZAJ&GASHIZyra e Avokatisë • Av. Emira Gavazaj Gashi & Av. Valdrin Gashi
Mbrojtje Juridike me Integritet dhe Përkushtim

Përfaqësim Ligjor me Standarde të Larta në Gjykatat e Kosovës.

Zyra e Avokatisë Emira Gavazaj Gashi & Valdrin Gashi ofron përfaqësim ligjor të strukturuar dhe me përgjegjësi të plotë në Prizren dhe në të gjithë territorin e Kosovës — nga kontestet pronësore dhe dëmshpërblimet për aksidente, deri te të drejtat penale, afariste dhe familjare.

Licencë e Rregullt OAK Përfaqësim në të Tre Instancat Shërbim për Mërgatën
Av. Emira Gavazaj Gashi
Av. Emira Gavazaj Gashi
Avokate me Licencë të Rregullt në OAK
Av. Valdrin Gashi
Av. Valdrin Gashi
Avokat me Licencë të Rregullt në OAK
  • ✓ Përfaqësim në Gjykatat Themelore, Apel dhe Supreme
  • ✓ Përfaqësim me Prokurë (Autorizim) për diasporën
  • ✓ Shqyrtim i rreptë i të drejtave pronësore në Kadastër
📍 Zyra: Rruga Ibrahim Lutfiu Nr. 12, Prizren, Kosovë
Cakto Konsultim
Zgjidhni Çështjen Tuaj

Si mund t'ju ndihmojmë?

Zgjidhni fushën që i përket rasti juaj për të parë shkurtimisht shërbimet tona të specializuara dhe mënyrën se si ju përfaqësojmë.

Familjare

E Drejta Familjare & Trashëgimore

Procedurat e trashëgimisë në gjykatë dhe zyrë noteriale, procedurat e shkurorëzimit, besimi i fëmijëve dhe alimentacioni, si dhe raste të tjera.

Çfarë shërbimesh ofrojmë në këtë fushë:
  • ✓Procedurat e trashëgimisë në gjykatë dhe zyrë noteriale
  • ✓Procedurat e shkurorëzimit me marrëveshje ose padi
  • ✓Besimi i fëmijëve dhe alimentacioni
  • ✓Ndarja e pasurisë së përbashkët bashkëshortore
  • ✓Raste të tjera të së drejtës familjare
Fushat e Veprimtarisë

Përkushtim Profesional për Çdo Rast

Zonat kryesore të praktikës së zyrës, me përgjegjësi të plotë për përfaqësimin procedural dhe material të klientit.

E Drejta Pronësore & Pasurore

Verifikim në Kadastër, mosmarrëveshje për kufijtë dhe pronën, ndarje e bashkëpronësisë dhe mbrojtje e të drejtave reale.

Kompensimi i Dëmeve (Aksidentet)

Aksidentet komunikacioni, dëmtimet trupore dhe negocimi i kërkesave ndaj kompanive siguruese për dëmshpërblim të plotë.

E Drejta Penale

Mbrojtje urgjente në pyetjet e policisë, seancat e prokurorisë dhe në të gjitha instancat gjyqësore të Kosovës.

E Drejta Familjare & Trashëgimore

Procedurat e trashëgimisë në gjykatë dhe zyrë noteriale, procedurat e shkurorëzimit, besimi i fëmijëve dhe alimentacioni, si dhe raste të tjera.

Për Mërgatën

Përfaqësim nga Larg — me Prokurë Speciale.

Nuk keni nevojë të merrni pushim nga puna apo të blini biletë fluturimi për të marrë pjesë në procedura rutinë në Kosovë. Zyra ju përfaqëson plotësisht me Prokurë Speciale (Autorizim) — të ligjshme dhe të rregullt në OAK.

Çdo dokument që kërkon prej jush firmoset dhe dërgohet nga adresa juaj, cilido vend që jeni në botë — pjesa tjetër mbulohet nga zyra në Kosovë.

Komunikim i Drejtpërdrejtë

Shpjegoni rastin tuaj në WhatsApp — ju përgjigjem sa më shpejt me hapat konkretë që duhen të ndiqni, cilido vend që jeni në botë.

Cilido vend që jeniKudo në botë
Cakto Konsultim

Caktoni Konsultim

Adresa

Rruga Ibrahim Lutfiu Nr. 12, Prizren, Kosovë

Telefoni

+383/44-987-976 (Av. Emira)
+383/44-768-921 (Av. Valdrin)

Shënim etike (OAK): Çdo konsultim fillestar është me qëllim informimi të përgjithshëm dhe nuk përbën marrëveshje për përfaqësim zyrtar deri në nënshkrim të marrëveshjes për shërbim ligjor sipas rregullores së Odës së Avokatëve të Kosovës.